COVID-19KosovaSot:12Të gjitha:228,292|Bota 526,816,831
ShowBiz
Ylli botëror, bashkëpuntori i Maluma-s, vjen në Tiranë! Fotografohet në kryeqytet me Luana Vjollcën!
Demokracia
11:57 | 14 Maj 2022

Share:

Zor se nuk e keni dëgjuar HIT-in “Mama Tetema” nga Maluma në bashkëpunim me artistin ndërkombëtar Rayvanny, projekt ky që bëri namin në mbarë botën.

Por në fakt kjo këngë fillimisht ka qenë e Rayvanny në bashkëpunim me Diamond Platnumz para 3 viteve dhe numëron miliona klikime.

Madje Maluma edhe e performoi gjatë koncertit të tij në Shqipëri pak kohë më parë, Ku elektrizoi audiencën me kërcimin sensual gjatë performancës së “Mama Tetema”.

Epo për të gjithë fansat e tij shqiptarë kemi një lajm super.

Ai ndodhet në Tiranë dhe afterparty.al ka zbuluar se do të kemi shumë surpriza nga ai.

Mirëpo si duket një nga surprizat që pamë ishte se ai dhe “showgirl”-i shqiptar Luana Vjollca janë takuar dhe na lanë të kuptojmë se një bashkëpunim të mundshëm mes tyre, duke qenë se kanë kohë që ndiqen me njëri-tjetrin!

Çfarë surpriza do dëgjojmë nga ylli i shumë HIT-eve, jo vetëm “Mama Tetema”, por edhe “Pepeta”, “Sukari” dhe këngëtarja shqiptare nuk e dimë, por jemi në pritje!!!

Të ngjashme