Sport
Ylber Ramadani, histori suksesi te Shqipëria për Euro 2024 – këto dy statistika e konfirmojnë
Demokracia
19:52 | 26 Qershor 2024

Share:

Shqipëria u ndal në fazën e grupeve në Euro 2024, por paraqitjet e kuqezinjve u vlerësuan lartë, pasi kishte një grup shumë të vështirë me emra si Spanja, Italia dhe Kroacia.

Njëri prej lojtarëve më të dalluar në fushë ishte mesfushori që luan në Serie A te Lecce, Ylber Ramadani.

Të mërkurën FSHF-ja ka publikuar disa statistika të tij, ku ai ishte prej më të dalluarve, sidomos në dy statistika.

Mesfushori startoi në të tri ndeshjet e Kampionatit Evropian, duke qenë prej më të besuarve të përzgjedhësit Sylvinho.

Ramadani në këto ndeshje kishte saktësi të pasimeve prej 94,34 për qind, një statistikë e jashtëzakonshme.Ai ka vrapuar plot 29.69 kilometra përgjatë tri ndeshjeve, më shumë se çdo lojtar kuqezi në Euro 2024.

Ramadani ishte lider i Shqipërisë në të dy këto elemente të lojës, duke luajtur plotë 265 minuta.

Mesfushori i njohur karrierën si profesionist e nisi te Ferizaj, për të luajtur pastaj te Prishtina e Drita, para se të kalonte te Partizani.

Ai bëri karrierë në Danimarkë te klubi Vejle BK, në Hungari te MTK Budapest dhe Skoci te Aberdeen. Hapin e madh e bëri vitin e shkuar kur në verën e vitit 2023 kaloi te Lecce në Serie A, duke u kthyer në lider të mesfushës tek ky klub.

Të ngjashme