ShowBiz
Yjet franceze organizojnë koncerte në mbështetje të Ukrainës, grumbullojnë miliona euro
Demokracia
11:02 | 10 Mars 2022

Share:

Ukraina është duke u përballur me një luftë nga agresioni rus.

Njerëz mbarë botës kanë mbështetur Ukrainën dhe kanë dënuar ashpër luftën që Rusia po ushtron atje, shkruan lajmi.net.

Mbështetja e shumë personave publike është zhvilluar edhe përmes shumave të majme për të ndihmuar ukrainasit.

Së fundi edhe shteti i Francës është kujdesur që përmes disa koncerteve që do të mbahen nga shumë artistë me emër, të grumbullojnë para për të ndihmuar shtetin ukrainas.

Zonja e parë e shtetit të Ukrainës, Olena Zelensky përmes një postimi në Instagram falënderoi shtetin francez për mbështetje.

Ajo tha se kjo është mbështetje e pabesueshme nga miqtë tanë të cilët janë mjaftë të përkushtuar. Gjithashtu kishte një falënderim të veçantë për Zonjën e Parë Brigitte Macron. Ajo ka marrë pjesë personalisht dje në këtë koncert, ku kanë grumbulluar 8 milionë euro.

Postimi i Olena’s:

“Dje nga yjet franceze u mblodhën me moton “Të bashkuar për Ukrainën”. Radio France dhe France Télévision organizuan një koncert fantastik në Maison de la Radio mitike. E gjithë Franca e ka parë këtë solidaritet dhe mbështetje për Ukrainën.

Dhe ndërsa hitet franceze dhe veprat klasike të interpretuara nga Jane Birkin, Pascal Obispo, Barbara Pravi, Carla Bruni dhe artistë të tjerë të famshëm kënduan live, shikuesit dhuruan tetë milionë euro me SMS për të ndihmuar Ukrainën! Nuk janë vetëm shifra, janë mjekësia, veshmbathja dhe strehimi i së ardhmes për njerëzit tanë. Mbështetje e pabesueshme nga njerëzit miqësorë dhe të përkushtuar.

Një emocion i veçantë, interpretimi i himnit kombëtar të Ukrainës nga Andrii Bondarenko, baritoni i Operës Kombëtare të Ukrainës, i shoqëruar nga Orkestra Kombëtare e Francës, e ndjekur nga “Oda e gëzimit”, himni i Europës.

Mirënjohja ime për secilin dhe të gjithë në Francë që dhanë donacione ose që mirëpritën një familje ukrainase. Ne ndjejmë se jeni në anën tonë!

Dhe një falenderim të veçantë për Zonjën e Parë Brigitte Macron. Ajo ka marrë pjesë personalisht dje në këtë koncert.

Përveç kësaj, Fondacioni Spitalor Brigitte Macron njoftoi sigurimin e një milion euro të tjera për operacione urgjente për spitalet ukrainase.

Falë mbështetjes së Zonjës së Parë të Francës dhe Ministrisë së Solidaritetit dhe Shëndetësisë të Francës, fëmijët ukrainas që kanë nevojë për shtrimin në spital dhe që ndodhen në vendet më të prekura nga sulmi, tani do të vazhdojnë të trajtohen në Francë.

Tashmë dje, një grup fëmijësh mbërritën në Lviv për të marrë më pas ndihma nga institucionet shëndetësore franceze. Faleminderit Francë! Faleminderit miqve tanë francezë!

Rroftë Franca! Rroftë Ukraina! Rroftë miqësia franko-ukrainase.”

Të ngjashme