Sport
Yjet e PSG u shuan sonte, Nice i turpëron
Demokracia
23:06 | 05 Mars 2022

Share:

Paris Saint-Germain ka shfaqur tjera probleme në kampionatin francez, ani pse aty tash për tash duket i pakonkurrencë sa i përket titullit.

Yjet e PSG-së, janë mposhtur sonte nga Nice rezultat 1:0, në kuadër të javës së 27-të në Ligue 1.

Kështu, PSG pëson humbjen e dytë në tri ndeshjet e fundit kampionate. Goli i vetëm i ndeshjes erdhi tek në minutat e fundit të ndeshjes. Ishte Delort i cili shënoi në minutën e 88-të të ndeshjes.

Paris Saint-Germain pas katër ditëve, më 9 mars saktësisht i shkon Real Madridit në ndeshjen kthyese në Ligën e Kampionëve. /Demokracia.com

 

Të ngjashme