Dy kombëtaret e mëdha afrikane, Nigeria dhe Bregu i Fildishtë, do të jenë sonte kokë më kokë në finalen e madhe të Kupës së Kombeve të Afrikës, ndërsa shumë yje të futbollist botëror që kanë origjinë nga këto vende, do të jenë fansat numër një.
Kupa e Kombeve të Afrikës do të arrijë kulmin e saj sonte teksa dy fuqi të futbollit të historisë do të shkojnë ballë për ballë në Abidjan. Është Bregu i Fildishtë kundër Nigerisë – apo ‘Elefantët’ kundër ‘Super Shqiponjave’.