Sport
Yamal dhe Barcelona nënshkruajnë kontratë të re, bëhet fjalë për një miliard euro
Demokracia
23:17 | 01 Tetor 2023

Share:

Klubi spanjoll Barcelona dhe futbollisti i ri Lamine Yamal thuhet se kanë arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës.

Yamal ka befasuar shumë njerëz me cilësitë e tij, ndaj klubi katalanas po e “blindon” atë me një marrëveshje të re.

Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, Yamal do të nënshkruajë kontratë me Barcelonën deri në vitin 2026. Klauzola e tij e lirimit do të jetë në shumën e një miliard euro, ndërsa njoftimi pritet brenda 24 orëve të ardhshme.

Kontrata e re thuhet se ishte nënshkruar që nga muaji korrik i këtij viti, ndërsa Barcelona nuk mund t’i ofronte atij edhe më shumë vite, për shkak se është vetëm 16-vjeçar.

Të ngjashme