Auto&Tech
Xiaomi prezanton aksidentalisht Redmi 10 para lançimit në datën 18 gusht (FOTO)
Demokracia
19:23 | 14 Gusht 2021

Share:

Ditën e sotme Xiaomi zbuloi pothuajse çdo detaj të smartphone-it që do të publikohet së shpejti, Redmi 10, pasi publikoi aksidentalisht njoftimin në website. Ky leak vjen vetëm disa ditë pasi smartphone-i u listua online nga një shitës në Singapor.

Siç mund ta shikoni nga pamjet, Redmi 10 nuk ngjason aspak me paraardhësin. Ai ka një dizajn tepër high-end me një modul kamerash të ngjashëm me Mi 10 Ultra dhe një kamera selfie hole punch. Smartphone-i ka një ekran 6.5 inç FHD+ me refresh rate 90Hz, ndryshe nga versioni i mëparshëm me refresh rate 60Hz.

Proçesori që fuqizon Redmi 10 do të jetë Helio G88, që vjen bashkë me 6GB RAM dhe 128GB internal storage. Në pjesën e pasme të smartphone-it gjendet kamera kryesore 50MP, ajo Ultra-Wide 8MP, macro 2MP dhe një depth sensor 2MP.

Redmi 10 vjen me një bateri me kapacitet prej 5,000mAh me mundësinë e karikimit të shpejtë 18W, dhe pse në kuti do të vijë me një karikues prej 22.5W. Shërbime të tjera të rëndësishme që do të ofrohen në këtë smartphone do të jenë skanuesi i shenjës së gishtit i vendosur në butonin e ndezjes, 3.5mm headphone jack dhe stereo speakers.

E vetmja gjë që nuk u zbulua ishte çmimi i këtij smartphone-i.

Të ngjashme