Lajme
Xi dhe Putin do të marrin pjesë në samitin e G20 ku është edhe Biden
Demokracia
09:08 | 19 Gusht 2022

Share:

Presidenti kinez, Xi Jinping dhe ai rus Vladimir Putin i Rusisë planifikojnë të marrin pjesë në samitin e Grupit 20 në Bali në nëntor, ka thënë presidenti indonezian Joko Widodo.

“Xi Jinping do të vijë. Presidenti Putin gjithashtu më ka thënë se do të vijë,” tha Widodo, i njohur gjithashtu si Jokowi, për Bloomberg News në një intervistë.

Ky është konfirmimi i parë për pjesëmarrjen e tyre në samit.

Ky do të jetë samiti i parë global që nga pushtimi rus i Ukrainës dhe tensionet e rritura për Tajvanin, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Samiti i nëntorit do të jetë i shumëpritur duke qenë se pritet të marrë pjesë edhe presidenti amerikan Joe Biden – megjithatë nuk dihet nëse ai do të takohet me Putinin.

Por disa raportime kanë lënë të kuptohet për mundësinë e një takimi ballë për ballë midis Biden dhe Xi së shpejti – përpara samitit ose në margjinat e tij.

Të ngjashme