ShowBiz
Xhuli: S’mund ta besoj që publiku e voton një njeri të keq si Vedati
Demokracia
15:32 | 04 Mars 2023

Share:

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Xhuli duket të jetë dëshpëruar mbrëmë pasi publiku zgjodhi me votat e tij Vedatin, si banorin më të preferuar të momentit.

Xhuli ka thënë se nuk e kupton logjikën e votimit të publikut, ndërsa ka thënë të jetë zhgënjyer me faktin që ai është zgjedhur si “i preferuar”, edhe pse nuk i kishte kërkuar falje për ofendimin e bërë në darkën e të nominuarve.

“Thjesht s’mund ta besoj që këso njerëzish janë jashtë që ua ofendojnë çikat, një person që thotë ‘Komandante e Dubait’ edhe iu ikë fjalëve që ka thënë e as nuk kërkon falje. E pamë edhe me video, që e ka bërë pikëpyetje edhe historinë e Melisës”, ka thënë Xhuli pos tjerash.

“Qysh një person i keq mund të votohet? As si kërkoi falje Melisës që e bëri të ndihet keq, e as mua”, ka shtuar ajo.

Të ngjashme