ShowBiz
Xhuli publikon pas një viti fotografinë kur ishte dërguar në spital gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Kosova
Demokracia
10:19 | 19 Janar 2024

Share:

Bukuroshja Juliana Nura, ka qenë një prej konkurrenteve më të zëshme të edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova.

Ende pas një viti, ajo vazhdon të komentohet për të bëmat e saj në shtëpinë më të famshme në Kosovë, ku ishte shquar si një prej konkurrenteve më të forta dhe kishte arritur deri në finale.

Së fundmi, Xhuli ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një prej momenteve më të pakëndshme, të ndodhura gjatë aventurës së saj në Big Brother VIP Kosova.

Bëhet fjalë për momentin kur bukuroshja drenicase ishte dërguar me urgjencë në spital nga shtëpia e BBVK në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për trajtim pas një helmimi.

“Kjo ishte një vit më parë pas një problemi me stomakun që pata brenda spektaklit Big Brother VIP Kosova. Ku ka shkuar koha? Judjemi keni jetuar me mua për katër muaj”, shkroi Nura në Instagram.
Xhuli në finalen e madhe ishte renditur e treta, ku njëherësh kishte rezultuar femra më e votuar e atij edicioni, i cili u fitua nga reperi Arkimed Lushaj – Stresi.

Të ngjashme