ShowBiz
Xhuli Nura pyet banorët për kryeqytetin e Zelandës së Re: Nuk e di as unë
Demokracia
17:52 | 17 Mars 2023

Share:

Finalistët e Big Brother VIP Kosova kanë vazhduar lojën me pyetje-përgjigje edhe ditën e sotme (e premte).

Xhuli Nura, Artan Thaçi dhe Mbresa Hajrullahu kanë qenë duke ndenjur së bashku, teksa kanë vazhduar të pyesin njëri-tjetrin për kryeqytetet e vendeve të ndryshme.

Modelja nga Drenica në një bisedë me ta i pyet se kush është kryeqyteti i Zelandës së Re.

Foto: Screenshot/YouTube

Artani kërkoi vetëm shkronjën e parë, ndërsa Xhuli tha: “Nuk e si as unë këtë, për atë po ju pyes”.

Veç këtyre, të njëjtit nuk kanë ditur edhe shumë kryeqytete të disa vendeve të njohura.

Foto: Screenshot/Instagram

Duket se konkurrentët e këtij edicioni nuk kanë edhe aq njohuri në lidhje me këto, pasi kanë bërë edhe huqje të tjera.

Sonte (e premte) mbahet nata finale e BBVK dhe banorët garojnë për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.

Të ngjashme