ShowBiz
Xhuli Nura ekspozon linjat e tonifikuara të trupit nga palestra
Demokracia
11:27 | 08 Gusht 2023

Share:

Xhuli Nura u rikthye në qendër të vëmendjes me pjesëmarrjen në edicionin e parë të Big Brother VIP Kosova.

Modelja nga Drenica ishte një prej banoreve më të zhurmshme dhe arrit që të shkonte në finale.

Por, edhe kur kanë kaluar muaj që kur përfundoi BBVK, ajo mbetet ndër personazhet më të përfolura.

Foto: Juliana Nura/Instagram

Përveç tjerash, Xhuli është mjaft e komentuar edhe për fizikun e saj të tonifikuar, për të cilin përkujdeset përmes ushtrimeve intensive në palestër.

Këtë bukuroshja e ka dokumentuar edhe së fundmi, duke postuar një video teksa bën ushtrime.

Foto: Juliana Nura/Instagram

Në pamjet nga palestra, Xhuli shihet në trupore sportive me ngjyrë të gjelbër dhe atlete të bardha.

35-vjeçarja u kujdes të vinte në pah linjat tejet joshëse, teksa zbulonte rutinën e saj të mirëmbajtjes së trupit.

Foto: Juliana Nura/Instagram

Ndryshe, pas përfundimit të BBVK, Xhuli ka vazhduar punën me disa projekte të tjera.

Të ngjashme