Xhudoja kosovare vazhdon të shkëlqejë në Evropë.
Xhudoja jonë sot ka marrë plotë tetë medalje dhe atë jo me yjet si Nora Gjakova, Distria Krasniqi apo Akil Gjakova, por me kategori të reja, çka dëshmon se edhe e ardhmja është e sigurt në këtë sport, shkruan Demokracia.com
Lajmin për këtë sukses e ka dhënë vet Kuka në një postim në Facebook.
“Ditë e bukur për të ardhmen e xhudos së klubit tonë në Maribor të Slovenisë! Plot 8 medalje u fituan nga fëmijët tanë sot në Maribor.
E ardhme e ndritur për xhudon
E në anën tjetër Federata Boterore e xhudos prej ores 19:00 sonte do të shpall më të mirët e rruzullit tokësor e ku te nominuar jemi unë për trenerin me të mirë te Botës dhe Distria për xhudisten më të mirë të Botës për vitin 2021!
Zgjedhjen e më të mirëve mund ta percjellni live në Facebook dhe Youtube te faqes zyrtare te Federates Botërore: www.ijf.org ‘./Demokracia.com