Sport
Xhudoja kosovare në aksion, synohet medalje në Grand Slamin e xhudos në Tel Aviv
Demokracia
17:52 | 17 Shkurt 2021

Share:

Xhudistet kosovare, Majlinda Kelmendi e Laura Fazliu dhe xhudisti Akil Gjakova, do ta përfaqësojnë Kosovën në Grand Slamin e xhudos që mbahet në Tel Aviv të Izraelit këtë javë, shkruan Demokracia.com.

Kampionia olimpike Majlinda Kelmendi, do të garojë në kategorinë deri 52 kilogramë, ndërsa Laura Fazliu në atë deri 63 kilogramë.

Akil Gjakova ndërkohë do të garojë në kategorinë deri 73 kilogramë.

Kelmendi në program luftën e ka nesër derisa shihet si  favorite për medaljen e artë. Ajo në duelin e parë do ta pres fituesen e përballjes mes gjermanes Annika Wurfel dhe polakes Agata Perenc.

Të premten garojnë Laura Fazliu e Akil Gjakova. Fazliu në luftën e parë do ta ketë kampionen e botës të vitit 2019 në konkurrencë të kadetëve, turken Habibe Afyonlu.

Ndërkohë Akil Gjakova në sfidën e parë do të ndeshet me portugezin Joao Fernando. /Demokracia.com

Të ngjashme