Sport
Xhudistja Laura Fazliu garon sot në “Grand Prix” të Zagrebit
Demokracia
09:56 | 16 Korrik 2022

Share:

Ekipi kosovar i xhudos po merr pjesë në turneun ndërkombëtar “Grand Prix 2022” që po zhvillohet në Zagreb të Kroacisë.

Të premten, garuan Flaka Loxha dhe Distrika Krasniqi. Kjo e fundit u stolis me medalje të argjendtë, kurse Flaka Loxha u ndal në fazën çerekfinale.

Sot, në këtë garë, Kosovën do ta përfaqësojë xhudistja tjetër Laura Fazliu e cila do të luftojnë në kategorinë -63 kilogramë.

Të ngjashme