Sport
Xhiroja e 24-të në Superligë starton sot, këto janë tri ndeshjet joshëse
Demokracia
09:21 | 10 Mars 2021

Share:

Java e 24-të në Superligën e Kosovës në futboll nis sot me tri ndeshe mjaft joshëse ku pritet një luftë e ashpër në fushë, shkruan Demokracia.com.

Në stadiumin “Zahir Pajaziti”, Llapi do t’i bëj konak Drenicës ku të dyja skuadrat kanë shumë nevojë për pikë pasi janë në një pozitë aspak të mirë.

Interesant pritet të jetë edhe në Mitrovicë, ku Trepça ’89 do e pres Feronikelin e cila nuk po kalon në formë të mirë. Ndeshja tjetër zhvillohet në kryeqytet mes Prishtinës dhe Besës së Pejës.

Të gjitha ndeshjet fillojnë në ora 13:00. /Demokracia.com

Të ngjashme