Sport
Xhiro e 31-të në Superligë përfundon sot me dy ndeshje, luhet në Podujevë dhe Ferizaj
Demokracia
08:20 | 28 Prill 2025

Share:

Superliga e Kosovës do të vazhdoj aksionin edhe sot, me dy ndeshje të fundit të xhiros së 31-të që janë në program për t’u zhvilluar.

Luhet në Podujevë dhe Ferizaj, ku katër skuadra zbresin në fushë me të vetmin qëllim, fitoren.

Llapi dhe Prishtina përkundër se janë dy skuadra të mëdha në vendin tonë, janë duke notuar në ujëra të turbullta pasi ende nuk e kanë të sigurt mbijetesën.

Si vendasit ashtu edhe mysafirët hyjnë në këtë ndeshje vetëm për fitoren, pasi nevoja për pikë është tejet e madhe.

Ndeshje tejet e rëndësishme do të luhet edhe mes Ferizajt dhe Dritës.

Përkundër se janë dy skuadra me objektiva të ndryshme, pikët janë shumë të rëndësishme si për vendasit që kërkojnë mbijetesën ashtu edhe për mysafirët që duan titullin.

Të dyja sfidat e ditës së sotme fillojnë nga ora 15:00.

Të ngjashme