Sport
Xhevdet Peci, varroset nesër në Mitrovicë
Demokracia
15:05 | 11 Maj 2022

Share:

Legjenda e boksit shqiptar, Xhevdet Peci do të varroset nesër në orën 16:30 në fshatin Zhazhë të Mitrovicës, shkruan Demokracia.com.

Në anën tjetër, nesër me datën 12 maj 2022, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë do të bëhen homazhe për nder të ish-boksierit Xhevdet Peci. Homazhet fillojnë nga 9:00 deri në 12:00. Gjithashtu, nesër nga ora 19:30, do të mbahet mbledhje përkujtimore për ish-boksierin Xhevdet Peci në Qendrën e Kulturës në Mitrovicë.

Xhevdet Peci ishte një nga boksierët më të mëdhenj që ka pasur Kosova.

Peci ishte shpallur pesë herë kampion i ish-Jugosllavisë me Prishtinën, nën urdhrat e trajnerit Lah Nimani, që po ashtu vjen nga Mitrovica. /Demokracia.com

Të ngjashme