Xherdan Shaqiri edhe zyrtarisht është transferuar te klubi amerikan, Chicago Fire.
Lajmi është zyrtarizuar nga klubi amerikan përmes një video prezantimi të publikuar në faqen zyrtare, shkruan Demokracia.com.
Shaqiri te Chicago Fire u transferua nga klubi francez, Lyon te i cili mbylli aventurën gjashtë mujore.
Reprezentuesi i Zvicrës ka nënshkruar kontratë që e mban atë në klubin e ri deri në fund të vitit 2024.
E vetë futbollisti shqiptar ka dhënë fjalët e para pas zyrtarizimit te klubi i rij.
Shaqiri është shprehur krenar që do ta veshë fanellën e klubit të Chicago Fire.
“Krenar që do ta veshë këtë fanellë”, ka shkruar Shaqiri në Twitter.
30-vjeçari do ta bartë në fanellë numrin 10. Chicago Fire bën gara në kampionatin MLS në Amerikë.
Futbollisti nga Zhegra e Gjilanit gjatë karrierës së tij të bujshme ka veshur fanellat e klubeve të mëdha siç janë Liverpooli, Interi, Bayern Munichu e Baseli./Demokracia.com/