Sport
Xherdan Shaqiri “paralajmëron” Kosovën me një super-gol në stërvitje
Demokracia
22:50 | 23 Mars 2022

Share:

Xherdan Shaqiri është një prej futbollistëve nga Kosova që është i ftuar nga Zvicra për dy ndeshjet miqësore të këtij muaji.

Zvicra do ta zhvillojë ndeshje miqësore fillimisht më 26 mars në “Wembley” të Londrës kundër Anglisë, shkruan Demokracia.com.

Kurse, tri ditë më pas e pret Kosovën në Zurich.

“Helvetikët” janë duke u stërvitur në Marbella të Spanjës. Atje, Shaqiri dje ka shënuar një gol mjaft të bukur, që për Kosovën duhet të jetë një “paralajmërim” se futbollisti nga Zhegra e Gjilanit është në formë të mirë.

30-vjeçari që aktivizohet te Chicago Fire goditi me të majtën e tij të fuqishme, duke ia pamundësuar portierit që ta ndalë./Demokracia.com/

Të ngjashme