Xherdan Shaqiri ka filluar të stërvitet me klubin e tij të ri, Olympique Lyon.
Mesfushori shqiptar në një video përmbledhëse të publikuar nga faqja zyrtare e klubit shihet teksa stërvitej individualisht, shkruan Demokracia.com.
Në këto stërvitje që shihej teksa asistohej nga një person i stafit, futbollisti nga Zhegra e Gjilanit realizon edhe gola të bukur nga distanca, ndonëse nuk kishte fare portier.
??????̀??? ??????? ?? ????? ?? ???????? ?? ???????? ?????? ???? ????? ?????? @XS_11official ?? ????? ! ??? pic.twitter.com/rR4nD6wbBS
— Olympique Lyonnais (@OL) August 24, 2021
Xherdan Shaqiri u prezantua zyrtarisht të hënën si futbollist i ri i Lyonit.
Reprezentuesi i Zvicrës ka nënshkruar kontratë trivjeçare me klubin francez. /Demokracia.com