ShowBiz
Xherdan Shaqiri luan në Los Angeles, Bebe Rexha shkon për ta parë nga afër dhe i jep mbështetje në stadium
Demokracia
10:10 | 27 Gusht 2023

Share:

Futbollisti i njohur shqiptar, Xherdan Shaqiri, ka zhvilluar mbrëmë (e shtunë) një ndeshje futbollist në ‘Dignity Health Sports Park’, në Los Angeles.

Ai ka luajtur për skuadrën e tij të re, Chicago Fire kundër Los Angeles Angeles.

Ndeshja e cila përfundoi në rezultat 3-0 në favor të Los Angeles Angeles, u ndoq me shumë interes nga shikues të shumtë në Los Angeles.

Bebe Rexha (Foto: Kevin Reece/Icon Sportswire via Getty Images)

Pjesë e audiencës ishte edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, e cila e ndoqi këtë lojë nga afër bashkë me vëllain e saj, Florentin.

Këngëtarja e hitit “I’m Good (Blue)”, publikoi disa fotografi nga ndeshja, ku në një prej videove shfaqet bashkëkombësin e saj dominuar në fushë.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

“Jepi Xherdan Shaqiri”, shkroi Bebe Rexha në mbishkrimin e videos së ndarë me 10.8 milionë ndjekësit e saj në Instagram.

Bebe Rexha përndryshe jeton dhe vepron në Los Angeles, teksa është lindur në New York, ku aktualisht jetojnë prindërit e saj.

Të ngjashme