ShowBiz
Xhensila Myrtezaj paraqitet atraktive dhe me shumë stil në fotosesionin e ri
Demokracia
16:35 | 07 Korrik 2022

Share:

Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj ka realizuar një tjetër fotosesion në të cilin dukej në formë të mrekullueshme.

Artistja nga Shqipëria shihet e veshur me një bluzë pa mëngë ngjyrë gri dhe një figurë të stampuar me ngjyrë rozë.

Pjesë lartë e kombinoi me një palë pantallona po ashtu ngjyrë gri, teksa mban një zinxhir ari rreth belit.

Foto: Xhensila Myrtezaj/Instagram

Dukja e Xhensilës u kompletua me grim të theksuar dhe aksesor ndërsa ajo shihet e ulur për të realizuar pozat joshëse.

Këngëtarja e hitit “Ale Ale” dukej e mahnitshme dhe nuk i munguan as pëlqimet dhe komentet e shumta nga ana e fansave.

Foto: Xhensila Myrtezaj/Instagram

Ndërkohë, kujtojmë që projekti i fundit i saj është bashkëpunimi me Elgit Dodën “A e din” që e lansuan në muajin maj.

Ndërsa, Xhensila tashmë ka paralajmëruan një tjetër duet me reperin Noizy që pritet të publikohet së shpejti.

Të ngjashme