ShowBiz
Xhensila dhe Noizy publikojnë këngën e re “Edhe një natë”
Demokracia
20:08 | 15 Korrik 2022

Share:

Ashtu siç kanë paralajmëruar prej disa ditësh, Xhensila Myrtezaj dhe Noizy, kanë prezantuar ditën e sotme (e premte) këngën e re.

“Edhe një natë” mban titullin projekti i dyshes së famshme, të cilin e kanë kompletuar edhe me videoklip.

Të njëjtit vijnë me paraqitje të mahnitshme, gjersa kanë sjell pjesë të ndryshme nga vendet e veçanta përfshirë edhe një nga bregdetet shqiptare.

Foto: Screenshot/YouTube

Nëna e një vajze po ashtu ka marrë vëmendje me dukjet unike dhe veshjet e përzgjedhura për këtë projekt.

Teksti është shkruar nga Noizy dhe Engli, kurse ky i fundit është përkujdesur edhe për ‘beat’-in dhe producimin.

Miksimin dhe masterizimin si për një pjesë tjetër të estradës e ka bërë Marenglen Boja.

Foto: Screenshot/YouTube

Videoja i është besuar produksionit të njohur ‘Fullmoon Production’.

Të plotë tashmë mund ta gjeni në platformën YouTube, në kanalin e Myrtezajt.

 

Të ngjashme