ShowBiz
Xheneta reagon pas urimit që ia bëri Gjestit: …e ka marrë malli
Demokracia
20:03 | 19 Maj 2025

Share:

Pas aludimeve dhe komenteve të shumta në rrjete sociale lidhur me urimin e saj ndaj këngëtarit Gjestit, Xheneta ka vendosur të reagojë publikisht duke sqaruar versionin e saj.

Përmes një postimi të gjatë në rrjete sociale, ajo theksoi se urimi që i kishte bërë Gjestit nuk kishte asnjë prapavijë emocionale apo romantike.

“Po e shoh që, si gjithmonë, fjalët e mia po shtrembërohen dhe po nxirren nga konteksti”, – shkruan Xheneta.

Ajo sqaroi se bëhej fjalë vetëm për një përgëzim të thjeshtë për suksesin dhe muzikën e tij. “Nuk ka ndjenja, nuk ka inate dhe nuk ka rikthim”, – thekson ajo, duke shtuar se edhe në rast se do të takoheshin në rrugë, nuk do të kishte vend për ndrojtje apo interpretime të gabuara.

Xheneta gjithashtu kritikoi komentuesit që i japin çdo veprimi tjetër kuptim: “Me uru – thoni ‘e ka marrë malli’. Mos me uru – thoni ‘ka inat’. Kursesi me iu ra në fije!”

Në fund, ajo e mbylli reagimin me një mesazh të qartë për të gjithë: “Jam single, e fokusuar dhe jeta ime ecën përpara, me punë, qartësi dhe pa drama”.

 

Të ngjashme