ShowBiz
Xheneta Fetahu feston ditëlindjen: Me lejoni t’ju tregoj se çfarë keni humbur
Demokracia
22:33 | 24 Mars 2025

Share:

Finalistja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta Fetahu, feston ditëlindjen.

E lindur më 23 mars të vitit 1996, ajo ka mbushur plot 29 vite jetë.

Bukuroshja e njohur festoi me miqtë e figura të njohura nga Big Brother, me të cilët qëndroi brenda.

Foto: Screenshot/Instagram

Veç kësaj, modelja shqiptare ka realizuar edhe një set fotografik të veçantë me rastin e ditës speciale.

“Më lejoni t’ju tregoj se çfarë keni humbur”, ka qenë përshkrimi që i ka vënë imazheve.

E veshur me fustan të gjatë elegant, Xheneta mori vëmendjen e të gjithëve, duke marrë komplimente të shumta.

Në këtë periudhë ka qenë tejet e komentuar, edhe pse Big Brother ka mbaruar që dy muaj. 

Të ngjashme