Gjatë qëndrimit në Big Brother, Xheneta ka ndarë shpesh histori prekëse nga jeta e saj personale, duke e theksuar gjithmonë rolin e jashtëzakonshëm që Sabrija ka pasur në formimin dhe mbështetjen e saj.
Tani, për të shprehur mirënjohjen e thellë, ajo ka vendosur ta përjetësojë këtë lidhje të veçantë me një tatuazh ku ka gdhendur emrin “Sabrije” në lëkurën e saj.
Ky veprim i ndjerë është përshëndetur nga ndjekësit e saj, të cilët kanë vlerësuar mesazhin e fuqishëm që ajo përcolli: familja nuk është gjithmonë vetëm lidhje gjaku, por mbi të gjitha, dashuri, përkrahje dhe sakrificë.
Në një kohë kur shumë histori jetësore shpesh mbesin të pathëna, gjesti i Xhenetës shërben si një kujtesë e bukur për vlerat njerëzore dhe rëndësinë e lidhjeve të sinqerta që krijohen në jetën tonë. /Telegrafi/