Lajme
Xhemajl Rexha: I bëjmë thirrje kryeministrit Kurti t’i ndalojë sulmet e pushtetit ndaj gazetarëve
Demokracia
17:51 | 28 Qershor 2024

Share:

Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha ka folur për gjuhën e papërshtatshme dhe ofendimet e rënda të bëra nga deputeti i pushtetit, Dimal Basha, në drejtim të gazetarëve dhe aktivistes Flutura Kusari.

Rexha ka thënë se kjo është vazhdimësi e asaj që është parë në vitet e fundit, ku zyrtarë të Qeverisë Kurti dhe deputetë të VV-së s’lënë rast pas ofenduar dhe pa organizuar sulme denigruese ndaj gazetarëve për shkak të punës që gazetarët bëjnë.

“ Kjo është një seri e asaj çfarë kemi parë vitet e fundit. Zyrtarë qeveritarë e deputetë të pushtetit s’lënë rast pa ofenduar mediat dhe pa organizuar sulme denigrues për gazetarët për shkak të punës”, ka thënë Rexha në Frontal.

Gazetari kosovar që drejton AGK-në ka thënë se sulme të tilla duhet të ndalen, derisa fjalën “taxhi” të përmendur nga deputeti Dimal Basha e ka quajtur si fjalë pa kurrfarë lidhje.

“Duhet të ndalojnë këto sulme, për shkak të pozicioneve që mbajnë. Të përdoret foltorja për të fyer mediat me atë fjalën palidhje të “taxhisë”. Dhe një sulm ndaj aktivistes Flutura Kusari është plotësisht e papranueshme.”, ka shtuar tutje Rexha.

Ai ka ftuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, që të veprojë për t’u ndalë sulmet e tilla ndaj gazetarëve.

“Ftojmë kryeministrin Kurti që të ndalojë këtë seri sulme për shkak të dëmit që i bëjnë Kosovës”, ka thënë Rexha.

Ai thotë se kjo Qeveri ka krijuar klimë të keqe për gazetarët dhe dëshirojnë të ulin besimin e opinionit publik të media dhe t’i sjellin mediat në atë nivel që votuesit e VV-së të mos besojnë edhe nëse raportohen e argumentohen skandale me zë dhe figurë.

“ Është për keqardhje që është kthyer në praktikë. Është fare e lehtë që cdo kush ta kthejë një gjuhë të tillë ndja mediave. E bëjnë qëllimshëm, që të ulin besueshmërinë në media. Ta sjellin gjendjen që votuesit e tyre që të mos iu besojnë mediave, edhe nëse ato raportojnë dhe dokumentojnë skandalet që kjo qeveri mund të jetë e përfshirë me zë e figurë”, ka thënë Rexha.

Rexha ka thënë se edhe në rrjete sociale sulmohen gazetarët se i shërbejnë Serbisë apo partive opozitare.

Të ngjashme