Lajme
Xhelal Sveçla lakmon punën e Baki Kelanit, pas çdo aksioni sillet si zëdhënës i policisë
Demokracia
19:26 | 20 Prill 2022

Share:

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ndonëse është bërë ministër, ai duket se më shumë e lakmon një pozitë më të vogël se ajo që e ushtron.

Sveçla këtë nuk po mund assesi ta tejkalojë, sepse çdo ditë po e merr rolin e zëdhënësit të Policisë së Kosovës, duke dalë me njoftime për opinionin lidhur me aksionet e zhvilluara nga Policia e Kosovës, shkruan Demokracia.com.

Ndonëse një prej detyrave të tij si Ministër i Punëve të Brendshme është që të ndikojë te Qeveria për t’ia përmirësuar policëve kushtet e punës, të rrisë pagat, të ndërmjetësojë te Qeveria që t’u paguhet sigurimi shëndetësor policëve, ai veç po jep lajme për atë që po ndodhë.

Zëdhënësit e Policisë së Kosovës janë prej më të përgjegjshmëve që ka Kosova. Në çdo kohë të ditës, ata japin informacione për aksionet e policisë, vrasjet, aksidentet e ngjarje të tjera që ndodhin në Kosovë.

Në këtë postim, Sveçla jep informacione për shkatërrimin e një rrjeti të laboratorëve të drogës.

Ky është një aksion tjetër për të cilin lajmin e jep vetë ministri Sveçla.

Ai pas çdo aksioni të Policisë së Kosovës mundohet t’ua marrë meritat. /Demokracia.com/

Të ngjashme