Lajme
Xhelal Sveçla e përcjell LIVE arrestimin e Dardan Molliqajt
Demokracia
20:53 | 01 Shkurt 2022

Share:

Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlës nuk i ka ikur momenti i arrestimit të kryetarit të Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqajt.

Sveçla ka përcjellur një video live, ku shihej Policia e Kosovës teksa arrestonte Molliqajn, shkruan Demokracia.com.

Molliqaj u arrestua për veprën sulm ndaj personit zyrtar, në protestën e së shtunës kundër shtrenjtimit të rrymës.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, sekretari organizativ i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi, ka thënë se Policia e Kosovës po funksionon me urdhra të Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. /Demokracia.com/

LEXO EDHE:

“Policia e Kosovës po funksionon me urdhra të Xhelal Sveçlës”

Të ngjashme