Sport
“Xhebrailat” reagojnë pas situatës së tensionuar të krijuar sot në Suharekë
Demokracia
21:29 | 18 Shtator 2021

Share:

Një ndeshje sa e zgjatur aq edhe e tensionuar është zhvilluar mes Ballkanit e Llapit sot në kuadër të javës së 5-të të Superligës së Kosovës në futboll, shkruan Demokracia.com.

Ballkani festoi me fitoren 2:0, por që gjatë ndeshjes pati edhe episode të palakueshme siç ishin ato të fyerjeve të tifozëve në adresë të trajnerit të Llapit, Tahir Batatina, çka u desh që tifozët të përjashtohen nga tribuna.

Tifozët e Ballkanit të njohur si “Xhebrailat” kanë reaguar pas asaj ngjarjeje derisa kanë kërkuar falje për fjalorin e përdorur.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

PËRSHENDETJE NGA SUHAREKA QË FLET VETËM SHQIP

Së pari i kërkojmë ndjesë seciles femër dhe atyre fëmijeve që ishin në stadium për fjalët e përdoruara nga ne.

Xhebrailat asnjëherë dhe vetëm asnjëherë nuk jan pro dhunës apo fyerjeve, të gjithë ata që i mirëpresim në Suharekë nuk e harrojnë asnjëherë mikëpritjen tonë të ngrohtë, por sot nuk kishim çfarë të bënim, ishte kulmi dhe nuk do i cilësojmë si të tepruar veprimet tona sot.

Në Suharekë nuk i tolerojmë fyerje në baza etnike, sepse Suhareka ka shumë dëshmorë që dhanë jetën e tyre për të folur SOT SHQIP, kemi edhe dëshmorë nga familjarët e antarëve tonë, dhe prandaj nuk e cilësojm të tepruar, përkundrazi kjo ishte më e pakta që mund ti sërvirim këtyre laraskave dhe tuxharëve.

Xhebrailat ndihen të indinjuar me Federatën që na përjashtuan nga tribina, askund në botë nuk egziston rregullore për përjashtim në qoftë se fyeni (perderi sa nuk hudhën gjësende ose ndonjë perleshje), prandaj e cilësojmë apsurde vendimin për përjashtimin tonë.

Xhebrailat mirëpresin këdo që e don futbollin apo sportet në përgjethsi. /Demokracia.com

Të ngjashme