Lajme
“Xhavgaricë”: Kryetari i Kuvendit të Gjilanit nga radhët e VV-së, e ofendon asamblisten e LDK-së
Demokracia
19:14 | 23 Shkurt 2023

Share:

Kryetari i Kuvendit Komunal në Gjilan, Arianit Sadiku ka ofenduar asambleisten e LDK-së, Gresa Avdiu, duke i ju referuar në mënyrë pezhorative me termin “xhavgaricë”.

Derisa në Kuvend po diskutohej për votimin e një anëtari të një komisioni për emërtim të rrugëve, Kryetari Sadiku, duket se e harroi mikrofonin e ndezur, dhe e shfaqi nervozizmin e tij me diskutuesit, duke i ju drejtuar asambleistes Avdiu me termin “xhavgaricë”.

Pamje: Radiostargjilan/

Asambleistja e LDK-së, e cila ishte subjekt i këtij ofendimi, ka thënë për Gazetën Nacionale se fyerje të tilla, tregojnë nivelin për keqardhje të qasjes ndaj grave në politikë, duke përmendur faktin se ajo vet është asambleistja më e re në Kuvendin e Gjilanit.

“Ate moment ishim duke debatuar per proceduren e votimit disa kolegë e kolege nga opozita me kolegët e pozites. Nje ofendim u degjua per njeren nga keshilltaret komunale nga opozita, qe me gjase mund te jem unë ajo pasi qe në atë moment isha duke folur.

Per mua eshte per keqardhje niveli i ofendimeve qe i behet çdo gruaje në politikë, duke perfshirë edhe ketë ofendim që sot mora unë. Ai sot nuk më ofendoi vetem mua, por vajzat e gratë e Komunes sime dhe me gjerë. Le të mbetet në ndergjegjen e tij gjuha e shprehur sot ne institucionin më të lartë të Komunes, Kuvendin Komunal. Jam vajza më e re në Kuvendin Komunal, dhe do mundohem qe të luftoj me cdo mundësi qe kam qe gjuha e tillë të mos përsëritet për asnjë grua në Kuvend dhe jashtë tij.” Ka thënë Avdiu.

Asambleistët e LDK-së të pranishëm në sallë, nuk e lejuan kryetarin Sadiku ta vazhdoj punën e Kuvendit pa kërkuar falje për këtë ofendim.

Konkretisht ishte asambleisti Gentrit Murseli, i cili e mori fjalën dhe i kërkoi Sadikut të tërhiqet nga ofendimi i tij, duke e lëshuar me mikrofon audion ku dëgjohet kryetari Sadiku teksa e ofendon Gresa Avdiun.

“Kërkoj ndjesë dhe falje” ishin fjalët e Kryetarit Sadiku me të dëgjuar audion, për fjalët që dolën nga vet ai.

Pamje: Radiostargjilan

 

Të ngjashme