Lajme
Xhaketa ushtarake e Zelenskyt shitet për 90 mijë paund në një ankand bamirësie në Londër
Demokracia
09:15 | 08 Maj 2022

Share:

Xhaketa e famshme ushtarake e Volodymyr Zelenskyt është shitur për 90.000 paund në një ankand në Londër.

Presidenti ukrainas falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen e vazhdueshme kundër pushtimit rus.

Xhaketa u shit në një ankand për mbledhjen e fondeve që do të shkojnë në ndihmë të Ukrainës, i cili ishte organizuar nga Ambasada e Ukrainës në Londër të premten.

Përpara ankandit, Zelensky përmes një video-lidhjeje vlerësoi Mbretërinë e Bashkuar dhe kryeministrin e saj  “trim” Boris Johnson i cili së fundi vizitoi Kievin.

“Përkrahni Ukrainën sonte miqtë e mi, në mënyrë që kryeqyteti i madh i lashtë evropian Kiev të mos kërcënohet më kurrë dhe që Ukraina të jetë e plotë dhe e lirë përsëri”, tha Zelensky në fjalimin e tij.

Qëllimi i këtij ankandi ishte mbledhja e fondeve jetike për përgjigjen humanitare ndaj konfliktit.

Të ngjashme