Sport
Xhaka vlerëson “Dardanët” pas ndeshjes, ka disa fjalë edhe për Shqipërinë
Demokracia
20:22 | 29 Mars 2022

Share:

Ka përfunduar pa fitues përballja miqësore ndërmjet Përfaqësueses së Zvicrës dhe Kosovës.

Zvicra dhe Kosova barazuan 1:1 pas 90 minutave lojë në stadiumin “Letzigrund” në qytetin e Cyrihut, shkruan Demokracia.com.

Pas ndeshjes, futbollisti shqiptar i Zvicrës, Granit Xhaka u shpreh i entuziazmuar për ndeshjen e sotme.

“Është e veçantë për mua, 100 ndeshje me Zvicrën, por ende më e veçantë me Kosovën, me vendin tim. Kam një karakter se dua të jem në fushë, 100 lojë me Zvicrën. Nuk po dua me fol më shumë për këtë”, ka thënë Xhaka.

“Një ekip shumë i mirë, me individualë shumë të mirë, po forcohet. Nuk mendoj se vetëm për ne ka qenë një lojë me emocione, por edhe për Kosovën. Shumica e lojtarëve të Kosovës janë rritur në Zvicër, por luajnë për Kosovë. Edhe Kosova ka një përfaqësuese shumë të bukur, edhe Shqipëria edhe Kosova”, shtoi ai.

“Na kemi luajtur për Zvicrën edhe kurrë nuk kemi mundur ta ndërrojmë. Mua nuk më ka kontaktuar asnjë gazetarë i Kosovës apo Shqipërisë, me gjithë qef do të ju pranojë”, përfundoi mesfushori nga Prishtina. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme