Sport
Xhaka shkakton penalltinë e parë në 2022, City barazon rezultatin
Demokracia
14:51 | 01 Janar 2022

Share:

Manchester City ka barazuar rezultatin ndaj Arsenalit në sfidën e javës së 20-të që po zhvillohet sot në “Emirates”.

Arsenali e ka dominuar plotësisht pjesën e parë, por në pjesën e dytë City e ka gjetur golin dhe atë përmes penalltisë të cilën e shkaktoi Granit Xhaka.

Xhaka, ka ndërhyre në mënyrë të palejuar ndaj Bernardo Silvas të cilën fillimisht gjyqtari e cilësoi si të rregullt por më pas VAR-i vendosi ndryshe dhe nga penalltia ka shënuar Mahrez 1:1. Arsenali nga minuta e 60-të po luan me një lojtar më pak pasi me karton të kuq u ndëshkua gabriel.

Ndiqeni golin KËTU: /Demokracia.com

Të ngjashme