Sport
Xhaka rikthen kujtimet për ndeshjen me Serbinë: Ishte gjëja më shqetësuese në jetë
Demokracia
17:23 | 23 Mars 2022

Share:

Futbollisti shqiptar është rikthyer të flasë për ndeshjen në Kupën e Botës kundër Serbisë para disa vjetësh.

Xhaka bashkë me Xherdan Shaqirin ishin protagonistët kryesor të atij dueli, ngase dyshja shqiptare e “shembën” Serbinë duke e përmbysur rezultatin në 2:1 dhe kësisoj duke i siguruar fitoren Zvicrës në atë takim.

Për Granit Xhakën ajo ndeshje ishte njëra nga gjërat më shqetësuese që kishte përjetuar në jetë.

“Ndeshja kundër Serbisë ishte një nga gjërat më shqetësuese që kam përjetuar deri më tani. Kisha kaluar shumë emocione të ndryshme më parë si i ri, por gjithçka ishte pak më ekstreme atë ditë. Pozicioni fillestar dhe vetëm rrjedha e lojës. Ne e dinim se duhej të fitonim absolutisht. Më pas ishim poshtë 1-0 dhe ndjenjat po përhapeshin në stadium lartë, kishte shumë faulle në fushë”, deklaroi Granit Xhaka në një intervistë për agjencinë e lajmeve SDA, përcjell Demokracia.com.

“Bëra një gjest që mendova se ishte i duhuri në këtë moment. Në retrospektivë, humba shumë energji”, shtoi futbollisti i lindur në Prishtinë.

Goli i Granit Xhakës i “tmerroi” serbët e pranishëm në stadium, për faktin se ai përdori simbolin shqiptar për të festuar atë gol, njëjtë siç veproi edhe në golin e dytë Shaqiri.

Kujtojmë se Granit Xhaka me “helvetikët” do të përballen me Kosovën pas disa ditësh në kuadër të një ndeshje miqësore. /Demokracia.com/

Të ngjashme