Sport
Xhaka refuzon të bartë shiritin e kapitenit te Arsenali, dalin pamjet
Demokracia
19:00 | 19 Shkurt 2022

Share:

Granit Xhaka ka refuzuar të bartë shiritin e kapitenit te Arsenali në ndeshjen e sotme kundër Brentford.

Arsenali triumfoi 2:1 ndaj Brentfordit në kuadër të javës së 26-të në Premierligë të zhvilluar në “Emirates Stadium”, shkruan Demokracia.com.

Futbollistit nga Prishtina, Granit Xhakës iu ofrua shiriti i kapitenit gjatë ndeshjes, por ai refuzoi.

Eddie Nketiah, që zuri vendin e Lacazette, mori shiritin e kapitenit nga francezi dhe u drejtua për t’ia dhënë Xhakës, mirëpo reprezentuesi zviceran e refuzoi.

Nketiah më pas ia dha mbrojtësit Kieran Tierney.

Xhaka ka qenë kapiten i Arsenalit para dy sezoneve, por iu hoq shiriti për shkak të përplasjeve me tifozët asokohe./Demokracia.com/

Të ngjashme