Sport
Xhaka reagon pas triumfit të Arsenalit në derbin londinez: Fitorja është për të gjithë ju
Demokracia
22:49 | 26 Shtator 2021

Share:

Kapiteni i Arsenalit, Granit Xhaka ka reaguar për fitoren e skuadrës së tij në derbin e Londrës së veriut ndaj Tottenham.

“Topçinjtë” triumfuan 3-1 përballë Tottenham Hotspur në stadiumin “Emirates” në Londër, shkruan Demokracia.com.

Mesfushori shqiptar nëpërmjet llogarisë në rrjetet sociale ka shkruar se kjo fitore ishte për tifozët e Arsenalit.

“Kjo fitore është për të gjithë ju. Shumë krenar që jam Topçinj sonte”, shkroi ai.

Granit Xhaka nuk e përmendi fare lëndimin që pësoi. /Demokracia.com

Të ngjashme