Sport
Xhaka përjashtohet, dy kartonë të verdhë brenda një minuti
Demokracia
21:17 | 21 Korrik 2022

Share:

Ish-futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Taulant Xhaka është përjashtuar nga ndeshja Basel – Cursaders që është zhvilluar sonte në kuadër të Conference League, shkruan Demokracia.com.

Taulant Xhaka, është ndëshkuar me karton të kuq derisa ka marrë dy të verdhë brenda një minuti.

Në minutën e 32-të futbollisti i Zvicrës u ndëshkua me kartonin e parë, ndërsa në 33-tin minutë, pas një përplasje në ajër me një futbollist kundërshtar, gjyqtari i ndeshjes e ndëshkoi me karton të kuq.

Gjithsesi, në fund Baseli edhe pse me një lojtar më pak fitoi me rezultat 2:0. /Demokracia.com

Të ngjashme