Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka ka reaguar pas fitores së sotme të skuadrës së tij në derbin londinez.
Në kuadër të Premierligës angleze, Arsenali mposhti Tottenhamin me rezultat të ngushtë, 2:1, shkruan Demokracia.com.
Xhaka ishte titullar në këtë ndeshje dhe bëri një paraqitje solide në mesfushë.
Në rrjetin social “Facebook”, Xhaka u shpreh tejet i lumtur me fitoren, derisa shkroi:
“POOOO! Tifozë të Arsenalit, kjo ishte për ju”. /Demokracia.com
https://www.facebook.com/GranitXhaka/posts/287174499431956?__cft__[0]=AZXtpiy6AcoDroUd0aw_mnlbkemmhbQacvl3QEaW7ovByEXIbzpHL0hvjvszCm8ZGVmaXYw0qiBsvOzneGt5bQO3JACJ9XxroBzkEkXMuY2p6KgYK6qvrdnVfU972r5Xc6_S8UOYNvLjW7CW-JZzkaGK1pkBpErawucMBsPqF15cYDRHZmqIlHQSYnQnpNapRnI&__tn__=%2CO%2CP-R