Sport
Xhaka pas eliminimit të Zvicrës: Dua ta harrojë Botërorin
Demokracia
14:59 | 07 Dhjetor 2022

Share:

Kapiteni i Përfaqësueses së Zvicrës, shqiptari Granit Xhaka ka folur pas eliminimit nga Kupa e Botës.

Xhaka u shpreh i zhgënjyer pas eliminimit nga Portugalia (6:1), teksa tha se ai dëshiron ta harrojë Botërorin e Katarit.

“Sigurisht, emocionalisht nuk është e lehtë. Por kjo është pjesë e biznesit tonë, pjesë e futbollit. Duhet të shëroheni mirë. Premier League është duke pritur dhe, natyrisht, doja të isha këtu më gjatë se kaq. Por ne e humbëm ndeshjen sot dhe jam i lumtur që kthehem tani me ekipin”, tha Xhaka për gazetarët, përcjell Demokracia.com.

“Kam diçka për të arritur atje dhe e di që skuadra është në Dubai për momentin duke bërë para-sezonin. Unë do të kthehem në Dubai, do të kthehem te ekipi dhe do të kthehem në stërvitje dhe do të përpiqem të harroj turneun tani”, shtoi ai.

Granit Xhaka u paraqit në çdo ndeshje të Zvicrës në këtë Kupë të Botës duke mos u zëvendësuar për asnjë minutë./Demokracia.com/

Të ngjashme