Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka u paraqit 90 minuta në fitoren e thellë të Arsenalit në udhëtim te Norwich City.
“Topçinjtë” fituan 0-5 në “Carrow Road” kundër Norwichit në kuadër të javës së 19-të në Premierligë, shkruan Demokracia.com.
Një moment tejet interesant që mori vëmendjen në stadium dhe rrjetet sociale është veprimi i Granit Xhakës.
Futbollisti shqiptar gjatë pjesës së dytë, në një moment kur nuk kishte afër ndonjë lojtar kundërshtar, pranoi topin me shpinë.
Veprimi i Xhakës u “mirëprit” edhe nga të pranishmit në stadium të cilët filluan të brohorisnin pas atij momenti.
Më poshtë mund t’i shihni pamjet. /Demokracia.com/
THEY TOLD ME GRANIT XHAKA HAS NO SAUCE?!!!!!!! ??? pic.twitter.com/9H5BGmi46Q
— Av (@aviv_lavi) December 26, 2021