Sport
Xhaka: Kërkesa për bileta e jashtëzakonshme, më duhej të merrja krejt stadiumin me qira
Demokracia
11:41 | 25 Mars 2022

Share:

Granit Xhaka rikthehet në kombëtare për herë të parë që nga shtatori i vitit të kaluar, për shkak se ka kaluar një dëmtim dhe infektimin me koronavirus.

Tashmë, në stolin e helvetëve gjen një trajner të ri. Pas pak ditësh do të ketë përballë Kosovën e rrënjëve të tij, një ndeshje vërtet emocionuese, sikurse kanë qenë ato kundër Shqipërisë.

A do të jeni sërish kapiteni i Zvicrës?

Unë jam kapiten i kombëtares, kjo nuk ka ndryshuar deri më sot. I di pikat e mia të forta dhe ndikimin që kam në ekip.

A shihni tashmë dallime midis Vladimir Petkovic dhe Murat Yakin?

Unë kam ende një marrëdhënie shumë të mirë me Petkoviç. Ajo që ka arritur me Zvicrën meriton respektin më të madh. Yakin ka bërë një punë të shkëlqyer deri më tani dhe ka një filozofi të re. Megjithatë, kërkon kohë.

Sa i mërzitur jeni që i humbët kualifikueset e Botërorit?

Sigurisht që dëshiroja të isha aty për t’i luajtur ndeshjet. Nuk isha këtu në një fazë shumë të rëndësishme. Megjithatë, djemtë bënë shumë mirë dhe e siguruan kualifikimin.

Si i keni ndjekur ndeshjet?

Në televizor. Unë kam qenë gjithmonë shumë pozitiv, ndonjëherë edhe i emocionuar.

Ju e humbët fillimin e Yakin për shkak të infektimit me koronavirus.

Ju nuk ishit vaksinuar dhe kjo bëri bujë. Si u ndjetë për këtë?

Secili duhet të vendosë vetë nëse dëshiron të vaksinohet apo jo. Unë jam këtu për të luajtur futboll dhe jo për të folur për vaksinimin.

Megjithatë, shumë njerëz komentuan statusin e tyre të vaksinimit, apeluan që  ju të jepnit shembullin në këtë drejtim…

Reagimet më befasuan. Nuk është hera e parë që flitet dhe shkruhet kaq shumë. Por, faleminderit Zotit mund ta përballoj.

A duhet të jenë futbollistët model kur bëhet fjalë për çështje të tilla?

Ka edhe sportistë të tjerë që nuk janë vaksinuar, por askush nuk flet për këtë. Patjetër që përpiqem të jem një model. Por, a nuk jeni model nëse nuk vaksinoheni? Unë nuk jam dakord.

A jeni vaksinuar tani?

Po, jam i vaksinuar, kështu që nuk ju ka mbetur asgjë për të shkruar (qesh).

Ju do ta luani ndeshjen e 99-të ndërkombëtare për Zvicrën kundër Anglisë…

Ndeshja ime e parë me kombëtaren ishte kundër Anglisë. Kur u intonua himni, pothuajse u rrëzova. Nuk kam qenë kurrë kaq nervoz para një ndeshjeje. Më kujtohet shumë mirë.

Dhe kundër Kosovës do të jetë ndeshja juaj e 100-të. Një sfidë dyfish e veçantë, me rrënjët tuaja familjare në Kosovë…

Unë jam prej gati 12 vitesh në kombëtare dhe nuk e kam pritur asnjëherë që të luaj 100 ndeshje ndërkombëtare, aq më tepër të luaj kundër Kosovës. Shumë gjëra pozitive kanë ndodhur. Shumica e familjes sime jeton atje. Jam shumë i lumtur, dua ta shijoj dhe të fitoj.

A kishit shumë kërkesa për bileta?

Njerëzit e mi më të afërt do të jetë në stadium. Nuk i ftova të gjithë, përndryshe do të më duhej të merrja me qira të gjithë stadiumin. Mund të jetë edhe si një ndeshje jashtë fushe. Shumë shqiptarë të Kosovës do të jenë në stadium.

Sa ndeshje mendon se do të luash për Zvicrën?

100 është një numër që më bën shumë krenar. Këtë nuk e arrin vetëm brenda natës. Unë patjetër do ta thyej rekordin ndërkombëtar prej 118 ndeshjesh.

 

Të ngjashme