Sport
Xhaka flet përsëri për deklaratën ku kishte kritikuar trajnerin Yakin: Nuk mund të ndihemi shumë rehat
Demokracia
15:24 | 10 Tetor 2023

Share:

Granit Xhaka e ka shpjeguar edhe njëherë deklaratën e tij që e kishte dhënë pas ndeshjes me Kosovën ku kishte kritikuar trajnerin Murat Yakin për mënyrën e stërvitjeve. Xhaka ka potencuar edhe njëherë se i qëndron pas asaj deklarate, duke e shpjeguar në detaje pse është shprehur në atë mënyrë.

Kapiteni i kombëtares zvicerane kishte befasuar të gjithë me deklaratën e tij pas barazimit me Kosovën në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian. 31-vjeçari kishte kritikuar përzgjedhësin Yakin, duke acaruar atë edhe më shumë.

Mesfushori i Bayern Leverkusenit ka deklaruar se i qëndron pas asaj deklarate dhe nëse do të duhej do ta përsëriste përsëri, mirëpo ai ka potencuar se deklarata e tij nuk ishte drejtuar vetëm për interesat e tij dhe të përzgjedhësit Yakin, por për të gjitha skuadrën.

Ai në një intervistë për “SRF” ka thënë se ajo deklaratë i është drejtuar Federatës së Futbollit të Zvicrës për të krijuar ambient më të përshtatshëm për kombëtaren.

“Nuk bëhet fjalë për mua, por për të gjithë ekipin. Nuk ishin kritika ndaj trajnerit, por ndaj ekipit, ndaj federatës. Ndoshta koha ishte e gabuar. Mirëpo, po të duhej, do të përsëriste deklaratat e tij.

Ne lojtarët në fakt kërkojmë vetëm vende më të mira. Sepse nëse kushtet nuk janë më të mirat, nuk mund të stërvitesh në mënyrë optimale”, ka deklaruar Xhaka.

Mbledhjet e kombëtares zvicerane deri më tani janë zhvilluar gjithmonë në lokacione të ndryshme në Zvicër.

Ai gjithashtu do të donte të shihte pak më shumë kritika brenda ekipit: “Ne jemi mjaft të rritur për të pranuar kritikat herë pas here. Kjo është pjesë e lojës. Kombëtarja nuk duhet të “bëhet shumë rehat” sepse vetëm kështu mund të bëjmë një hap përpara”, ka thënë 31-vjeçari.

Të ngjashme