Sport
Xhaka flet mes emocionesh: Mezi pres lojën me Kosovën, është skuadër që e dua – do të kënaqem
Demokracia
21:10 | 22 Mars 2022

Share:

Granit Xhaka, mesfushori i lindur në Prishtinë, por që përfaqëson reprezentacionin e Zvicrës ka folur disa ditë para përballjes me Kosovën.

Zvicra dhe Kosova do të përballen në ndeshje kontrolluese më 29 mars duke filluar nga ora 18:00.

Xhaka është shprehur i emocionuar për ndeshjen me Kombëtaren e Kosovës. Ai ka thënë se e do skuadrën kosovare dhe se do ta shijojë në maksimum përballjen.

“Ndeshja ime e 100-të kundër Kosovës. Kundër një skuadre që e dua. Është diçka e pabesueshme. Nuk mund ta besoj që jam në fushë kundër Kosovës. Më bën dy herë më shumë krenar për të gjithë familjen, për vetën, për të gjithë, të luaj ndeshjen time të 100-të në Kombëtare kundër Kosovës. Mezi po e pres me padurim këtë lojë, do të kënaqem. Miqtë, familjet do të jenë atje, priten shumë shikues. Për mua duhet të jetë kënaqësi, dua vetëm ta shijoj”, deklaroi Xhaka për agjencinë e lajmeve SDA, përcjell Demokracia.com.

Kujtojmë se mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka ka qenë mungesë e madh për “helvetikët” në shtatë ndeshjet e fundit. /Demokracia.com/

Të ngjashme