Sport
Xhaka falënderon Petkovicin pas largimit nga Zvicra
Demokracia
11:33 | 28 Korrik 2021

Share:

Mesfushori shqiptar me pasaportë zvicerane, Granit Xhaka ka ardhur me një falënderim dhe fjalë të mëdha për trajnerin Vladimir Petkovic, i cili u largua nga Përfaqësuesja e Zvicrës.

Drejtuesit e Zvicrës kanë konfirmuar se kanë ndarë rrugët me trajnerin Vladimir Petkovic, pas Euro 2020, pasi trajneri do ta marr drejtimin e klubit francez Bordeaux.

“Çfarë udhëtimi! Zotëri, unë vetëm dua të ju falënderoj për gjithçka. Ne bëmë historinë së bashku!”.

“Ka qenë një udhëtim i pabesueshëm – faleminderit për gjithë punën tënde të palodhur, për mbështetjen tënde dhe për mënyrën sesi e ke formuar një ekip kombëtar në një grup vëllezërish”.

“Ne nuk do ta harrojmë punën tuaj dhe ju urojmë të gjitha të mirat në Bordeaux”, ka shkruar Xhaka në profilin e tij në Facebook.

Të ngjashme