Sport
Xhaka: Do luajmë për të fituar ndaj Kosovës
Demokracia
10:50 | 25 Mars 2022

Share:

Kosova mbrëmë shkëlqeu në miqësoren ndaj Burkina Fasos duke shënuar fitore të thellë me rezultat 5:0, shkruan Demokracia.com.

Kjo njëherësh edhe shënoi një start të suksesshëm të trajnerit të ri Alian Giorese në bankinën  e Kosovës. Megjithatë, testi tjetër i vështirë për Dardanët është ndeshja me Zvicrën që luhet të martën e 29 marsit.

Kapiteni I Zvicrës, futbollisti shqiptar me pasaportë zvicerane, Granit Xhaka në konferencën për shtyp ka thënë se do të japin gjithçka për ta fituar këtë takim, ani pse është i veçantë për të pasi luan kundër kombëtares që e do.

“Do të kënaqem me lojën, në fakt i njoh të gjithë futbollistët. Sigurisht që do të jap gjithçka për të fituar edhe këtë ndeshje”, ka thënë Xhaka. /Demokracia.com

Të ngjashme