Sport
Xhaka dhuroi “show” në derbin londinez, aksioni i golit të dytë nisi nga ai me dy driblime spektakolare
Demokracia
09:40 | 21 Prill 2022

Share:

Granit Xhaka përkundër se nuk realizoi dhe asistoi në fitoren e madhe (2:4) të Arsenalit në derbin londinez ndaj Chelseat, dhuroi “shoë” dhe kishte “gisht” në golin e dytë të skuadrës.

Futbollisti shqiptar nga Prishtina e nisi nga mbrojtja aksionin e “Topçinjve” e cila në fund u kompletua me gol nga talenti anglez, Emile Smith Rowe në minutën e 27-të, shkruan Demokracia.com.

27-vjeçari përfitoi një top në fazën e mbrojtjes ndërsa shmangu fillimisht Lukakun e më pas e “turpëroi” edhe Alonson duke ia kaluar topin në mes të këmbëve.

Pavarësisht se autorët e këtij goli ishin norvegjezi Odegaard me asistim dhe Smith Rowe si realizator, merita të mëdha në rrjetet


Granit Xhaka u aktivizua nga minuta e parë deri në të fundit në stadiumin “Stamford Bridge” mbrëmë.

Me këtë fitore, Arsenali ndodhet në vendin e pestë me 57 pikë, aq s aka edhe Tottenham një pozitë më lart. Chelsea pas disfatës vazhdon të mbetet në pozitën e tretë me 62 pikë./Demokracia.com/

Të ngjashme