Sport
Xhaka, dënim para “pensionit”/ Ish-ylli i Kombëtares pezullohet dhe gjobitet në Zvicër
Demokracia
17:58 | 17 Maj 2025

Share:

Gjakftohtësia nuk është pika e tij e fortë. Taulant Xhaka ka qenë gjithmonë një karakter shpërthyes, me protesta të ashpra kundër trajnerëve, apo me ndërhyrje prej gladiatorësh ndaj futbollistëve kundërshtarë, ndaj edhe pezullimet i ka pasur pjesë të karrierë

Gjithsesi, këtë herë ndëshkimi për ish-mesfushorin e kombëtares shqiptare erdhi për një arsye krejt tjetër.

Komisioni i Disiplinës në Federatën Zvicerane të Futbollit e pezulloi për një ndeshje dhe e gjobiti me 7 500 franga për shkak të mënyrës sesi ai festoi titullin kampion me Bazelin.

Sipas akuzës, Xhaka përdori fjalor ofendues ndaj skuadrave rivale, ndërsa mbajti edhe lëndë piroteknike.

Dy ndëshkimeve të mësipërme I shtohet edhe detyrimi për të bërë 18 punë vullnetare për komunitetin në 6 muajt e ardhshëm.

Ky dënim vjen, ndërsa 34-vjeçari ka vendosur të dalë në pension në fund të këtij sezoni, dhe të mbyllë një karrierë të gjatë e të suksesshme.

Kjo, edhe pse ai kishte rinovuar dy vjet më parë kontratën deri në 2027.

Taulant Xhaka po e mbyll bukur duke fituar titullin kampion me Bazelin, pas 8 vitesh pritjeje, me ndihmën edhe të shqiptarit tjetër të Kosovës, yllit të Zvicrës, Xherdan Shaqirit.

Të ngjashme