Lajme
Xhaferi: Në mes të shtatorit parashikohet të fillojë ndërtimi i rrugës ”A”
Demokracia
10:32 | 21 Korrik 2022

Share:

Krenar Xhaferi, drejtor i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës tha se në mes të shtatorit parashikohet të fillojë ndërtimi i rrugës “A”.

“Ky projekt është me rëndësi për Prishtinë dhe qytetarët e Prishtinës. Qytetarët e Prishtinës janë duke e pritur këtë rrugë që të ndërtohet dhe do të jetë një arterie e rëndësishme për të gjithë”, tha ai në RTK.

Sipas tij Rruga “A” e cila do të lidh dy lagjet “Kalabrinë” dhe Mat është me rëndësi.

“Shpresoj që të mos kemi probleme gjatë tenderimit të rrugës “A””, tha ai.

Xhaferi bëri me dije se po kanë problem të madh në implementimin e shumë projekteve në Prishtinë për shkak të rritjes së çmimeve.

“Ne si komunë, si autoritet kemi diskutuar me institucione të tjera, por nuk kemi autoritet për të subvencionuar kontratat e vjetra. Ne kemi shkëputur disa kontrata, kontraktorët nuk po duan të kryejnë punën për shkak të çmimeve. Nafta e determinon një pjesë të ndërtimeve. Pra duhet të ketë një qasje konstruktive dhe të shpejt”, deklaroi ai.

Të ngjashme